Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti takon pianisten Melisa Ibrahimi, uron për sukseset e deritanishme

Kor 19, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në zyrën e tij pianisten Melisa Ibrahimi dhe profesoreshën e saj, Alberta Troni.

Pianistja Ibrahimi dhe profesoresha Troni kanë përfaqësuar Kosovën në shumë gara ndërkombëtare të pianistikës. Së fundmi, më 7 korrik, ato fituan vendin e tretë në garën ndërkombëtare për të rinj “Dinu Lipatti Roma 2022”, e organizuar me mbështetjen e Presidencës së Republikës së Italisë. Kryeministri Kurti i uroi për sukseset e deritanishme.

Ai i tha se sukseset e tilla na bëjnë të gjithëve krenarë dhe në të njëjtën kohë na rikujtojnë talentin dhe potencialin e rinisë sonë, si edhe përgjegjësinë që institucionet shtetërore kanë në mbështetje të tyre.

Melisa Ibrahimi është fituese e 15 çmimeve të ndryshme në gara të pianistikës në Gjermani, Rusi, Britani të Madhe e Suedi, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM