Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku: Gjithçka gati për Bienalen Manifesta

Kor 20, 2022

Nga e premtja Kosova për herë të parë do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore ndërkombëtare, bienales nomade “Manifesta”. Mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Manifesta sivjet ka një program 100 ditor, që përfshin 25 lokacione, 55 intervenime artistike dhe 102 pjesëmarrës vendor e ndërkombëtarë.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka vizituar lokacionet ku janë bërë intervenime, hapësirat artistike që së shpejti do të hapen për publikun.

 

“Dy ditë para hapjes zyrtare të Bienales Nomade Evropiane, Manifesta 14, bashkë me anëtarë të kabinetit dhe drejtuesit e Manifesta vizituam lokacionet ku janë bërë intervenime, hapësirat artistike që së shpejti do të hapen për publikun.

 

Gjithçka është gati për fillimin e një prej ngjarjeve më të mëdha të kulturës në vend. Ajo që e veçon nga bienalet në shtetet tjera të botës është pjesëmarrja e lartë e artistëve vendorë, rreth 40 përqind e artistëve pjesëmarrës janë nga Kosova dhe rajoni.

 

Jam veçanërisht i lumtur me transformimin e objekteve të trashëgimise kulturore në shërbim të ekspozimit të artit, gjithmonë duke ruajtur origjinalitetin dhe historinë, por duke shtuar vlerën e tyre artisike”, ka thënë Çeku në postimin e tij në Facebook.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM