Më 22 korrik me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani do të pret për vizitë zyrtare presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e përmbylljes së mandatit të tij.
Presidentja Osmani do ta presë presidentin Meta me ceremonitë më të larta shtetërore në Sheshin “Ibrahim Rugova”.
Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani do të zhvillon takim me presidentin Meta, si dhe në fund të takimit do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Presidentja Osmani dhe presidenti Meta do të marrin pjesë edhe në hapjen solemne të Manifesta-s, në pllatonë e Pallatit të Rinisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.




