Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Mbahet ceremonia për ndarjen e tableteve për Qendrat për Punë Sociale

Gus 8, 2022

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se është mbajtur ceremonia e ndarjes së tabletëve për punonjësit e shërbimeve sociale, në kuadër të projektit “Lehtësimi i ndikimit të COVID-19 në jetën e fëmijëve dhe familjeve në Ballkanin Perëndimor”.

Ky projekt, i cili zbatohet në bashkëpunim me Zyrën e BE-së dhe Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, synon adresimin e sfidave të shkaktuara nga situata pandemike përmes ngritjes së kapaciteteve të Qendrave për Punë Sociale (QPS).

Gjatë fjalës së tij, ministri Hekuran Murati shprehu mirënjohje ndaj partnerëve të këtij projekti, duke theksuar se nisma të tilla janë të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve për fëmijët dhe grupe të cënuara, objektiva të cilat reflektojnë edhe mbi prioritetet e Ministrisë.

Në anën tjetër, Shefi i Zyres së BE-së dhe Shefja e Zyres së UNICEF-it në Kosovë vlerësuan lartë bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbarëvajtjen e projektit në fjalë.

Në fund të këtij takimi, u bë shpërndarja e 230 tabletëve për Qendrat për Punë Sociale në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Këto pajisje do të zvogëlojnë barrën administrative, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të avancuara për fëmijët, ashtu që punonjësit social të jenë sa më afër nevojave të fëmijëve dhe prindërve të tyre, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM