Manifesta 14 njofton se veprimtaria e Brilant Milazimit shtrihet mbi kujtesën ndërsa turbullohet mes eksperiencat e përditshme, qoftë kolektive apo individuale.
Gjymtyrët e stërgjata të figurave të Brilant Milazimit përshtaten mirë me ngatërrimin shoqëror. Diku pezull mes fëmijërisë dhe moshës madhore, grupi i personazheve të tij rrëqethëse mbahen për duarsh, krahëmbyllur, këmbëkryq, me buzëqeshje dhëmbëzore që ua tejkalojnë kufijtë e fytyrave.
Punimi i tij gjendet në katin e shtatë nën titullin – mbi dashurinë – si pjesë e ekspozitës tematike Grand Scheme of Things, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14.
Works of ©Brilant Milazimi. Photo © Manifesta14 Prishtina / Majlinda Hoxha






