Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person për gjuajte me armë zjarri në një aheng familjar

Gus 22, 2022

Policia në Vushtrri ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një paralagje të qytetit. Njësitë policore kanë identifikuar lokacionin ku kishte pasur të shtëna në një aheng familjar. Në atë lokacion, zyrtarët policor kanë sekuestruar një (1) armë të llojit pistoletë, një (1) karikator dhe tri (3) gëzhoja, të cilat janë proceduar në rast si prova materiale.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar B.K., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale përdorim i armës dhe mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM