Në Repartin e Kujdesit Intensiv të Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është aktivizuar Shërbimi i Hemodializës, kjo falë ndihmës së një donatori. Shërbim ky i cili deri më tani është kryer në hapësirën e veçantë pran Repartit të Nefrologjisë në Klinikën e Pediatrisë.
Tani e tutje, pacientët do të kenë mundësinë të kryejnë shërbimin e hemodializës edhe në Repartin e Kujdesit Intensiv në këtë klinikë.
Aktualisht ne repartin e Kujdesit Intensiv është duke u trajtuar një pacient.
Po ashtu, nga i njëjti donator është siguruar Komora, e cila shërben për përgatitjen e kimioterapisë, në mënyrë që terapia të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt. Pra është bërë zgjerimi edhe i shërbimit për përgatitjen e kimioterapisë në kuadër të hapësirës tek Ambulanta Specialistike të Klinikës së Pediatrisë.
Kjo do jetë në shërbim të pacientëve të cilët marrin kemioterapi përmes ambulantave specialistike.
Pajisja e Komoras, ofron një siguri të lartë si për pacientin, poashtu edhe për personelin shëndetësor, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.






