Manifesta 14 njofton se Secondary Archive është një platformë për artiste gra të Evropës qendrore dhe lindore të cilat janë gjithashtu pjesë e ekspozitës në Manifesta 14: Good as Hell: Voicing Resistence.
Arkiva digjitale rrëfen tregime të artit rajonal mes lupës së gjinisë, prej Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme.
Ato ftojnë artiste të reja prej Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë të marrin pjesë në këtë thirrje të hapur, që i drejtohet artisteve të reja gra e vajza për të paraqitur zërat dhe perspektivën e tyre.
Afati i fundit për aplikim është data 1 shtator, thuhet ë postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Për më shumë informata i gjeni në vegzën në vijim:
https://manifesta14.org/…/secondary-archive-thirrje-e…/






