Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Programi për Diplomaci Qytetare parasheh angazhimin e profesionistëve të rinj nga diaspora në MPJD

Gus 26, 2022

Kryministri i Kosovës, Albin Kurti ka ka njoftuar se ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë.

Kurti në postimin e tij në Facebook bën thirrje për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare e cila vazhdon të jetë e hapur ku afati i fundit për aplikim- është data 28 gusht. Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore.

 

Të dashur bashkatdhetarë,

 

Mërgata jonë gjithmonë ka qenë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të popullit tonë për Republikën tonë. Me Qeverinë tonë, ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata.

 

Thirrja për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare vazhdon të jetë e hapur. Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore.

 

Afati i fundit për aplikim është data 28 gusht. Bëhuni pjesë duke aplikuar që sot. Për më shumë informata për procesin e aplikimit dhe për programin vizitoni faqen: www.cdfellowship.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM