Build Skills with our trainings

Sign up now!

BKS: Policia dhe stikerat ulën numrin e automjeteve të paregjistruara në Kosovë

Sht 16, 2022

Angazhimi i  Policisë së Kosovës, si dhe vendosja e stikerave në xhama të automjeteve ka ulur dukshëm numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku tregon se momentalisht Kosova ka numrin më të ulët të automjeteve të paregjistruara që nga përfundimi i luftës e deri më tash.

“Angazhimi jonë i madh tashmë po jep rezultate konkrete, numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë ka rënë dukshëm” ka thënë drejtori Mazreku.

Sipas tij, angazhimi i madh për ta sjell vendin tonë në këtë pozitë ka qenë hap i domosdoshëm për krijimin e mundësive që Kosova të jetë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

Drejtori Mazreku gjithashtu ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për angazhimin që këta të fundit e kanë bërë dhe po e bëjmë  në implementimin e ligjeve në fuqi e që kanë ndikuar direkt në uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë është 4,8% nga rreth 30 sa ka qenë më parë.

Më ketë veprim, në aspektin teknik Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Byrosë së kartonit të Gjelbër, thuhet në faqen zyrtare të BKS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM