Build Skills with our trainings

Sign up now!

FMN vlerëson të mençur vendimin e Qeverisë për moslejimin e tërheqjes së fondeve pensionale, që do të minonte sistemin pensional

Sht 20, 2022

Duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë zëvendës Drejtorit Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li.

Gjatë takimit u theksua se gjatë këtij viti,  pavarësisht nga indikatorët pozitiv, mjedisi ekonomik është i rrethuar me rreziqet si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Rritja e çmimeve ndërkombëtare për shkak të konfliktit si dhe mosbalancimit ndërmjet ofertës dhe kërkesës pas heqjes së kufizimeve të lidhura me pandeminë, kanë çuar në një rritje progresive të inflacionit kudo, edhe në Kosovë.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kryeministri Kurti theksoi se rritjen ekonomike të vitit të kaluar, prej 10.7%, e kemi kthyer te qytetarët, me masa mbështetëse për familjet dhe bizneset e cenueshme, shtesa në paga për punëtorët, mbështetje për punësim si dhe shtesa për fëmijë e lehona.

Bo Li përgëzoi Qeverinë për ndërmarrjen e masave në kohë të duhur, për të zvogëluar ndikimin te qytetarët të krizës së trefishtë me të cilën po përballet Evropa dhe për të ruajtur stabilitetin makro-fiskal.

Ai e vlerësoi si të mençur vendimin e Qeverisë për moslejimin e tërheqjes së fondeve pensionale nga Trusti, që do të minonte sistemin pensional.

U potencua se në qershor u bë një rishikim i jashtëzakonshëm i buxhetit të vitit 2022, për të akomoduar një pako prej 150 milionë eurosh për mbështetje direkte për qytetarët, që synon të mbrojë familjet dhe bizneset nga ndikimi i drejtpërdrejtë i rritjes së çmimeve dhe si vazhdim i masave të parashikuara në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

U bisedua edhe për krizën energjetike, që po prekë edhe Kosovën, sikurse pjesën më të madhe të botës, ndërsa u veçuan masat e ndërmarra nga Qeveria për kursim dhe subvencionim të energjisë elektrike.

Duke vlerësuar mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë përmes projekteve dhe mbështetjes buxhetore, Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati theksuan se mirëpresin përkrahjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për mbështetje me likuiditet në rast nevoje, për të tejkaluar sfidat që kemi përballë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM