Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD: Gërvalla udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të ministres së Jashtme, Baerbock

Tet 12, 2022

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka udhëtuar drejt Berlinit për vizitë zyrtare me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani ministrja Gërvalla-Schwarz do të zhvillojë takim me homologen e saj gjermane Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës.

Po ashtu temë e takimit ndërmjet dy ministreve të jashtme të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë do të jenë edhe reformat e nisura në vend, situata politike dhe e sigurisë në Evropë.

Mes tjerash ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock do të bisedojë për sfidat energjetike që i ka rajoni dhe Evropa, për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve si dhe për mërgatën nga Republika e Kosovës në Gjermani si një urë lidhëse kulturore, ekonomike mes dy republikave mike, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM