Nnë rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, policia ka arrestuar një person të dyshuar, me ç’rast përgjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueahme të substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
Ndaj të dyshuarit; L. Sh, mashkull, 31 vjeç, ka rezultuar të ketë edhe një urdhërarrest aktiv të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ndërkohë që janë kryer veprimet e nevojshme operativo-policore ato hetimore dhe të verifikimit, konform urdhëresës së gjykatës, i njejti është proceduar më tej në vuajtje të dënimit prej një vit e shtatë muaj, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






