Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca pret në takim eurodeputetët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë

Nën 3, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, ambasadori Agron Bajrami dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim eurodeputetët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë (KPSA), të kryesuar nga Romeo Franz.

Me këtë rast u diskutua, ndër të tjera, për progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krizën energjetike, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryetari Konjufca ritheksoi përkushtimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), si dhe përmbushjen e reformave të nevojshme për avancimin e agjendës së integrimit evropian.

Në takim morën pjesë edhe eurodeputetët Angel Dzhambazki, Ladislav Ilçiq, Lukas Mandl, Karlo Ressler, Thomas Waitz dhe Bogdan Rzonca, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM