Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani falënderon American Councils dhe KAEF për mundësinë e studimeve për studentë kosovar

Mar 21, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesit e American Councils dhe Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF).

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje dhe vlerësime për mbështetjen e vazhdueshme që ky program ofron për studentët kosovar, të cilëve u mundësohen studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se këto shkëmbime janë në interes të përbashkët të të dy vendeve.

Tutje, Osmani theksoi se programe të tilla thellojnë më tej bashkëpunimin në mes të dy vendeve. Në takim u diskutua për mundësitë që një program i tillë ofron për zhvillimin dhe avancimin e sektorëve kyç dhe profesioneve të shumta në vend, në mesin e të cilave edhe shumë fusha e programe inovative e shumë të rëndësishme për zhvillimin e tregut të punës në përputhje me trendet më të reja dhe nevojat e shumta.

Ndërsa, nga ana e American Councils dhe KAEF-it, u shprehën mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e presidentes Osmani, si dhe vlerësuan lartë ndihmën e ofruar këtë vit nga Qeveria e Kosovës përmes ndarjes së fondeve me të cilat është garantuar vijimi i punës dhe krijimi i mundësive shtesë edhe për shumë studentë të tjerë në vitet në vijim.

Ndryshe, American Councils vepron edhe në Republikën e Kosovës dhe është organizatë ombrellë e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria e ShBA-së. Në mesin e këtyre programeve është programi KAEF, përmes të cilit mbi 113 studentë kanë ndjekur studimet e tyre të masterit në Shtetet e Bashkuara përmes bursave të plota, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM