Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Nikolla: Cilësohet hap i mirë rrugëtimi evropian i Kosovës dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Mar 26, 2023

Gjatë vizitës së punës në Republikën e Shqipërisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Begaj, u prit në takim nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Gjatë bisedës, u theksua intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet dy kuvendeve, bashkëpunimi i deputetëve në forume dhe organizata ndërkombëtare dhe ai ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e integrimit evropian, krahas marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve tona.

Kryeministri Kurti e falënderoi kryekuvendaren Nikolla për mikpritjen e ngrohtë. E njoftoi atë me rezultatet e qeverisjes së deritanishme, që javën e kaluar mbushi dy vjet, për indikatorët ekonomik, me theks te rritja e vazhdueshme e eksporteve dhe për raportet ndërkombëtare që dëshmojnë progresin në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, dhe reformat e ndërmarra. U veçua Raporti i BE-së për Vendin për vitin 2022, si më i miri ndonjëherë për Kosovën, e që konkludonte që Kosova nuk kishte asnjë fushë pa progres dhe asnjë fushë me regres.

Në këtë takim të përbashkët, kryeministri Kurti e informoi kryetaren Nikolla për takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe për dakordimin e arritur për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, të cilën Nikolla e cilësoi si hap të mirë përpara për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rrugëtimit evropian të Kosovës.

Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga stafi i tij dhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skë​nder Durmishi, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM