Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: FSK, ushtri vigjilente që garanton sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e territorit të Kosovës

Pri 4, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me Komandant Bashkim Jasharin, kanë vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me ç’rast i kanë uruar detyrën e re gjeneral Ilir Qeriqit, si Shef i Stafit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Naim Hazirit si Komandant i Gardës Kombëtare dhe kolonel Avdi Raçit si komandant i Komandës së Logjistikës.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në takim është diskutuar rreth pritshmërive në përmbushjen e objektivave në koordinim të vazhdueshëm Ministri e Mbrojtjes dhe FSK, rrjedhën e përgatitjet për ekzekutimin e ushtrimit fushor ndërkombëtar Defender ’23, disiplinën që duhet të shoqërojë secilën fazë të përgatitjet rreth Defender, por dhe përditshërinë e ushtarakëve, si dhe orientimin që duhet ndjekur Komanda e Logjistikës si motorri i ushtrisë.

 

Gjeneral Hazirin e përgëzova për profesionalizmin e lartë që kanë treguar ushtarakët tanë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, dhe po ashtu u premtova mbështetje të pakursyer që Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit të Kërkim-Shpëtimit të operoj me kapacitetet maksimale, bazuar në profesionalizmin e ushtarakëve dhe gatishmërinë që kemi për të bashkëpunuar me forcat e shteteve partnere për të qenë kontribues në operacione ndërkombëtare e në çdo mision të NATO-s.

 

Kuadro, disiplinë, dhe rritja e fuqisë së zjarrit janë prioritete për të cilat nuk bëjmë kompromise.

 

Forca e Sigurisë së Kosovës, ushtri vigjilente që garanton sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM