Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Drejtësia duhet të vendoset në mënyrë që historia të mos përsëritet

Pri 17, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se mospranimi i krimeve nga ana e pushtetit serb është t’i dënosh me vdekje për së gjalli familjarët e viktimave, është vrasje edhe më e rëndë se e para.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka përkujtuar banorët e fshatit Poklek e Çikatovë të Vjetër ku 24 vjet më parë përjetuan tmerrin e rëndë të një masakre barbare me autorë policinë e ushtrinë serbe që çnjerëzisht kryen gjenocid ndaj popullatës civile duke mos kursyer as fëmijët. Ata nuk do të harohen sepse mungesa e tyre ndihet çdo ditë.

Agresori të mos sillet si viktimë por të njoh realitetin, vetëm ashtu bëhet ndërtimi i paqes së qëndrueshme, të ardhmes së sigurtë.

 

77 viktimat e kësaj masakre të cilët përveçse janë vrarë, janë masakruar e pastaj dhe djegur, janë dëshmia e barbarisë së shtetit kriminal serb, ndërsa 17 prilli i vitit 1999 do të jetë data që përjetësisht do të qëndrojë ngulitur në memorien e familjarëve të viktimave, familjeve Muqolli, Caraku e Elshani, banorëve të Drenasit dhe gjithë Kosovës.

 

Ata nuk harrohen sepse mungesa e tyre ndihet çdo ditë.

 

Mospranimi i krimeve nga ana e pushtetit serb është t’i dënosh me vdekje për së gjalli familjarët e viktimave, është vrasje edhe më e rëndë se e para.

 

Mosdënimi i autorëve të krimit është agonia që pengon ecjen para, qetësia që nuk mund të vendoset dhe e ardhmja paqësore që nuk mund të arrihet.

 

Pajtimit të vërtetë i paraprin drejtësia e kërkim falja për viktimat, pranimi i ekzistencës së njëri-tjetrit e i fakteve, përgjegjësia shtetërore e shoqërore, dëmshpërblimi.

 

Agresori të mos sillet si viktimë por të njoh realitetin. Vetëm ashtu bëhet ndërtimi i paqes së qëndrueshme, të ardhmes së sigurtë.

 

Drejtësia duhet të vendoset në mënyrë që historia të mos përsëritet!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM