Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca nderon të rënët në disa lokalitete të regjionit të Prishtinës

Pri 18, 2023

Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bëri homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, si dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, në lagjen Velania të kryeqytetit.

Më pas, në kuadër të kësaj dite, kryetari Konjufca bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në disa fshatra të Gollakut dhe të regjionit të Prishtinës.

Kreu i Kuvendit nderoi të rënët që prehen në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Makoc të Prishtinës, për të vijuar në varrezat e fshatit Ribar i Vogël të Lipjanit.

Kryetari Konjufca, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bëri nderim edhe te monumenti memorial i masakrës në fshatin Dyz.

“Të gjitha këto masakra janë akte të qarta të gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullin shqiptar të Kosovës. Qëllimi ishte shfarosja e popullit tonë, meqenëse nuk u kursyen as fëmijë, gra e pleq. Për të gjitha këto krime asnjëherë nuk do të pushojmë së kërkuari drejtësi”, tha kryetari Konjufca. ​

Gjatë bashkëbisedimit me familjarë të të rënëve, kryetari Glauk Konjufca tha se pa sakrificën e dëshmorëve e të martirëve liria dhe shteti i Kosovës nuk do të arriheshin, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM