Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve na gjen me vizion të qartë, projekte të njëpasnjëshme dhe punë konkrete në fushën e trashëgimisë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se me plot punë në gjithë vendin, asete të shpëtuara, të restauruara dhe angazhim në rifuksionalizim, që këto monumente dhe lokalitete t’i shërbejnë komunitetit dhe shtetit. Ruajtja dhe mbrojtja e tyre janë thelbësore për të kuptuar të kaluarën dhe për të formësuar të ardhmen.
Kosova është shtëpia e mbi 1400 monumenteve kulturore;
Gjithsej në vend kemi 36 muze.
Sot, më shumë se çdo ditë tjetër, festojmë peizazhin e pasur kulturor dhe vlerësojmë trashëgiminë e cila flet për rrënjët e kombit tonë.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve! Le të festojmë për pasurinë dhe diversitetin kulturor të shtetit tonë.






