Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Kosova shteti pritës i Defender ’23

Pri 20, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se po bëhen përgatitjet e fundit për realizimin e suksesshëm të ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar të realizuar ne rajonin e Ballkanit Perëndimor “Defender ’23” nën drejtimin e Ushtrisë së ShBA-së me pjesëmarrjen e 22 mijë ushtarëve dhe 25 shteteve, me nikoqir këtë vit edhe Kosovën.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në këtë ushtrim, që do të realizohet në Babaj të Bogës dhe në Aeroportin e Gjakovës përgjatë periudhës 22 maj deri më 2 qershor, Forca e Sigurisë së Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente, mbi 1300 trupa dhe disa njësi, duke treguar edhe njëherë profesionalizëm të lartë, disiplinë dhe gatishmëri për të ofruar kontributin e saj si anëtare e NATO-s.

 

Dita promovuese e këtij ushtrimi (Outreach Day) do të realizohet me datë 21 maj në Sheshin Skenderbej në Prishtinë, kurse Dita e Personaliteteve të Shquara (DV Day) me datën 30 maj në zonën e trajnimit në Babaj të Bokës.

 

Mirënjohje të pafund për Shtabin e Përgjithsëm të FSK-së, gjithë zingjirin komandues si dhe ushtarakët e tjerë të angazhuar për punën e pandërprerë në realizimin e suksesshëm të këtij ushtrimi.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM