Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Vitia dhe Bordi drejtues i ShSKUK-së vizitojnë Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

Qer 10, 2023

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, i kryesuar nga Naim Bardiqi, në përbërje të së cilit ishin edhe anëtarët, Dren Boshnjaku, Besim Demolli, Vjollca Kadolli- Halili, Tetore Olloni dhe zvëdëndësuesja e drejtoreshës së përgjithshme të ShSKUK-së, Narqize Arënliu- Hoxhaj, kanë vizituar të shtunën, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu pëkrahjen e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillim të shërbimeve shëndetësore në këtë spital.

Kryesuesi i Bordit Drejtues- ShSKUK, Naim Bardiqi, tha se Bordi Drejtues ka vendosur që të vizitojë institucionet shëndetsore në kuadër të ShSKUK-së, për të parë nga afër punën që po bëhet për trajtim e pacientëve, por edhe për të parë kërkesat dhe nevojat që kanë institucionet shëndetësore për investime.

Gjatë prezenatimit të punës së Spitalit të Mitrovicës, Bashkim Hasani, drejtor mjekësor, para Bordit Drejtues, prezantoi raportin 3 mujor të punës, duke njoftuar se për tre muaj janë trajtuar 2 mijë e 489 pacientë të spitalizuar, ku shërbimet shëndetësore i kanë ofruar 90 mjekë specialistë dhe 239 infermierë të profileve të ndryshme.

Sipas tij e gjithë puna oganizohet në 7 departamente mjekësore të fushave të ndryshme mjekësore.

Më pastaj, para Bordit Drejtues, punën e prezantoi Albana Shabani, zëvëndësuese e drejtoreshës së Qendrës së Shëndetit Mendor dhe Shtëpive për Integrim në Mitrovicë.

Ajo tregoi disa prej suksesve dhe sfidave të cilave i ka ky institucion, duke prezantuar shifrat e trajtimit të klientëve që kanë marrë shërbime mjekësore.

Kryesuesi i Bordit Drejtues, Naim Bardiqi dhe anëtarët e tjerë pas preznatimeve të raporteve u interesuan për shërbime specifike, duke vënë theksin në zhvillim dhe avancim të mëtejmë të shërbimeve shëndetësore.

Bordi Drejtues dhe zv. drejtoresha Arënliu- Hoxhaj, në shoqërim të ministrit Vitia, vizituan disa nga repartet e Spitalit, por edhe Qendrën e Shëndetit Mendor, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM