Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Ndahen çmimet vjetore për muzikë

Qer 22, 2023

Ministria e Kultuës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se ministri Hajrulla Çeku ndau çmimet vjetore në fushën e muzikës, për të festuar dhe nderuar arritjet e muzikantëve të shquar.

Juria profesionale, në përbërje prej kompozitorëve/dirigjentëve Baki Jashari, Kushtrim Gashi dhe Hajrullah Syla, pasi vlerësoi propozimet dhe analizoi veprat që kanë konkuruar në ftesën publike, vendosi si vijon:

Çmimi për vepër vokalo – instrumentale, i ndahet kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “EXODUS” për solo sopran, kor dhe orkestër simfonike.

Çmimi për vepër orkestrale – simfonike dhe koncertante, i ndahet dy kompozitorëve Ersan Januzi për veprën “TAKE A DEEP BREATH” për orkestër simfonike dhe Dafina Zeqiri Nushi për veprën “WIND” për orkestër simfonike.

Çmimi për vepër kamertale i ndahet Kreshnik Aliçkaj për veprën “PASSACAGLIA” për orkestër harkore, harpë, çelestë dhe perkusione si dhe Valton Beqiri për veprën “XX” për kitarë dhe orkestër harqesh. Në pamundësi të pjesëmarrjes në ceremoni, të dyja çmimet u pranuan nga familjarët dhe kolegët e tyre.

Çmimi për vepër korale me ose pa shoqërim instrumental, i ndahet kompozitores Dea Ahma për veprën “DE VITA ET MORTE” për zëra solo, narrator, tri kore mikse dhe përkusione.

Çmimi për vepër solistike dhe duo i ndahet kompozitorit Drinor Zymberi për veprën “TRI PJESË PËR KLARINET DHE PIANO”.

Në mungesë të nominimeve nga institucionet përkatëse, juria profesionale këtë vit nuk ndau Çmim Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”.

Falënderojmë të gjithë fituesit për kontributin e tyre në botën e muzikës dhe i urojmë suksese të mëtejme, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM