Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI së shpejti finalizon procesin e hartimit të Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Qer 22, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shumë shpejt pritet ta finalizojë draftin e Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. Ky dokument i rëndësisë së veçantë për zhvillimin e fëmijëve në moshën e hershme, po hartohet nga një grup gjithëpërfshirës, duke përfshirë edukatorë\drejtorë të institucioneve parashkollore, profesorë nga fakultetet e edukimit, zyrtarë nga MAShTI dhe hulumtues nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Hartimi i Kurrikulës për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, ka filluar në janar të këtij viti dhe deri më tani grupi punues ka draftuar kapitujt kryesor të këtij dokumenti siç janë: Teoritë e të nxënit, Kompetencat, Qasja pedagogjike, dokumentimi dhe vlerësimi i progresit.

Dokumenti si draft i parë pritet të finalizohet në muajin korrik, për të cilin MAShTI para finalizimit do të konsultojë edhe njëherë akterë me rëndësi në zhvillimin e fëmijëve në moshën e hershme.

I gjithë procesi është duke u mbështetur nga partnerët zhvillimor si: UNICEF, “Save the Chidren” dhe “Caritas” zviceran.

Ndryshe, në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, Edukimi në Fëmijërinë e Hershme është renditur si fushë e parë prioritare, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM