Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK dënon gjuhën e përdorur kundër Flutura Kusarit dhe shpreh mbështetjen e plotë

Qer 22, 2023

Të shqetësuara nga komentet e fundit drejtuar Flutura Kusarit, juristes të së drejtës së medias dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, ne Rrjeti i Grave të Kosovës dënojmë gjuhën e përdorur kundër saj dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë për Fluturën dhe secilën grua që merr guxim të jetë aktive në sferën publike duke u bërë zëri i qytetarëve.

Kusari avokon për lirinë e shprehjes dhe të mediave dhe për mbrojtjen e gazetarëve në Kosovë, Shqipëri dhe në mbarë Evropën. Si këshilltare e lartë ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF) në Leipzig, ajo udhëheq programin për ndihmë juridike përmes së cilit janë mbështetur qindra gazetarë në vende të ndryshme. Ajo po ashtu shërben si eksperte në Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës dhe bashkëpunon ngushtë me organizata të njohura ndërkombëtare për lirinë e medias. Znj. Kusari ka inicuar programin Gazetarët në Rezidencë përmes së cilit ka sjellë në Kosovë dhjetëra gazetarë nga Ukraina dhe Afganistani në bashkëpunim me qeveritë kosovare dhe gjermane dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. Ajo punon ngushtë me gazetarët në Kosovë dhe avokon vazhdimisht për sigurinë e tyre.

Rrjeti i Grave të Kosovës vlerëson guximin, profesionalizmin dhe përkushtimin e saj në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ndërsa, u bëjmë thirrje personave publik që ta shfrytëzojnë hapësirën që u jepet për të promovuar dhe fuqizuar gratë e jo t’i dekurajojnë ato me komente seksiste vetëm pse nuk pajtohen me mendimet e tyre.

Gratë janë pjesë e diskursit publik prandaj ato duhet të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura në mënyrë që ta japin kontributin e tyre drejtë zhvillimit të një shoqërie demokratike dhe të barabarta, thuhet në komunikatën për media e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM