Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gërvalla pret Angili, diskutojnë për situatën e sigurisë dhe stabilitetit rajonal

Qer 22, 2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Tunç Angili.

Ministrja Gërvalla fillimisht i uroi mirëseardhje ambasadorit Angili dhe theksoi raportet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, të cilat duhet të avancohen më tej.

Ajo falënderoi Ambasadorin dhe shtetin turk për ndihmën e dhënë Republikës së Kosovës në shumë fusha, veçanërisht në fushën e trajnimeve ushtarake.

Ministrja Gërvalla gjithashtu falënderoi ambasadorin Angili për mbështetjen e Turqisë në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, integrimin në strukturat atlantike dhe ndihmën e ofruar në sigurimin e njohjeve të reja.

Gjatë takimit u diskutuan edhe tema të tjera të rëndësishme për Republikën e Kosovës, siç janë proceset aktuale të reformave që vendi po kalon, sfidat e ardhshme në rrugën e integrimeve euro-atlantike, si dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe ekonomike me Republikën e Turqisë.

Një temë e bisedës ishte gjithashtu situata e sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Republika e Kosovës angazhohet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, duke zbatuar detyrimet e saj kushtetuese brenda territorit të saj.

Ministrja Gërvalla theksoi se rrëmbimi i policëve tanë në detyrë brenda territorit të Kosovës është një akt agresioni i Serbisë dhe shkelje e normave ndërkombëtare. Ajo kërkoi që komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt dhe të bëjë presion për lirimin e policëve tanë sa më shpejt dhe pa kushte, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM