Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gërvalla dhe Bilek bisedojnë për situatën në vend pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policor nga forcat serbe

Qer 22, 2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz priti në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.

Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, ministrja Gërvalla-Schwarz, e falënderoi ambasadorin Bilek për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Çekisë.

Ministrja Gërvalla e vlerësoi mbështetjen e palëkundur të Çekisë në rrugëtimin evropian të Republikës së Kosovës, sidomos gjatë kryesimit të Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, gjatë të cilës Kosova arriti të ketë vendimin politik dhe pajtueshmërinë e shteteve anëtare mbi liberalizimin e vizave dhe njëherit zyrtarisht pranuan në Pragë aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në BE.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për situatën në vend pas rrëmbimit të tre zyrtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës nga forcat serbe.

Ministrja Gërvalla tha se ky akt është shkelje e Kushtetutës, sovranitetit, rendit ligjor dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe shkelje e Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, të vitit 1999.

Ajo ka kërkuar që i gjithë komuniteti ndërkombëtar të dënojë këtë akt dhe policët tanë të lirohen sa më parë dhe pa kushte.

Në mbyllje të takimit, ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadorin Bilek për rolin dhe kontributin e tij, duke i uruar suksese të mëtejshme në angazhimet e radhës, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM