Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Adem Demaçi, një figurë aq e jashtëzakonshme saqë unike e kombit shqiptar

Kor 26, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të  veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi bëri sot homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Kryeministri bëri të ditur se sot, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufcën, me zëvendësin e bacës Adem si përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së në Prishtinë e vitit 1998-1999, ish të burgosurin politik Skënder Kastrati dhe kolegun e tij nga zyra e UÇK-së, Milot Cakajn, vendosen lule të freskëta në përkujtim të një figure aq të jashtëzakonshme saqë unike të kombit shqiptar.

‘’Sot u mbushën pesë vjet kur baca Adem shkoi në amshim dhe sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi më bacën Adem por edhe kemi krenari e mirënjohje që e patëm dhe e njohëm, që punuam dhe mësuam prej tij’’, veçoi kryeministri.

Jeta dhe vepra e bacës Adem, idetë dhe udhëzimet tij, shtoi më tej ai, na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim njëkohësisht, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

Vendosëm lule të freskëta dhe bëmë nderime te varri i Adem Demaçit këtu në Prishtinë, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufcën, me zëvendësin e bacës Adem si përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së në Prishtinë e vitit 1998-1999, ish të burgosurin politik Skënder Kastrati dhe kolegun tim nga zyra e UÇK-së, Milot Cakajn në përkujtim të një figure aq të jashtëzakonshme saqë unike të kombit shqiptar.

Sot u mbushën pesë vjet kur baca Adem shkoi në amshim dhe sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi më bacën Adem por edhe kemi krenari e mirënjohje që e patëm dhe e njohëm, që punuam dhe mësuam prej tij. Jeta dhe vepra e bacës Adem, idetë dhe udhëzimet tij na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim njëkohësisht.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM