Build Skills with our trainings

Sign up now!

Tahiri: Kjo qeveri nuk ka synim t’i ndihmojë njerëzit, ka qëllim dëmtimin e buxhetit të familjeve

Gus 22, 2023

Në konferencë për media shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shpreh qëndrimin e Aleancës dhe shqetësimin për gjendjen me të cilën po përballet vendi si pasojë e dëmit që po i bëhet nga veprimet skandaloze të Qeverisë.

Tahiri në postimin e tij në Facebook ka thënë se jemi në një situatë jashtëzakonisht problematike, një situatë shumë serioze e cila përshkruhet me dobësim të Kosovës në të gjitha rrafshet, si në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm. Një situatë e cila karakterizohet me krizë pas krize e skandal pas skandali, e cila po reflekton në varfërim të skajshëm të shumë familjeve dhe se kjo krizë ndalet vetëm me shkarkimin e kësaj qeverie.

 

Shqetësuese është sulmi që i bëhet gjyqësorit dhe prokurorisë nga ana e qeverisë, në tentim për të mbuluar skandalin me vjedhjen e rezervave shtetërore. Tani më është fakt që 52.5 tonë miell nuk kanë ardhur në Kosovë, e shumë sasi vaji mungon, ndërkaq dëmi i pretenduar është mbi 600 mijë euro. Për këtë skandal, për këtë vjedhje Qeveria e Kosovës hesht, ndërkaq e akuzon gjyqësorin e prokurorine. Ky pushtet nuk i beson shtetit të vet. Këta njerëz synojnë të krijojnë sistem të vetin, nje sistem paralel. Për me ndodh një hetim i pavarur, është e domosdoshme të shkarkohet ministrja Hajdari.

 

Gjithashtu, është e habitshme se si sillet Qeveria edhe me çështje tjera. Është kah kontestohet pavarësia e Kosovës nga një shtet armiqësor, e nuk ka asnjë reagim nga institucionet. Kjo qeveri ka humbur rrugën. Këta njerëz duhet të ikin sa me shpejt. Ne presim që me nisjen e sesionit vjeshtor, që në ditën e parë të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e kësaj qeverie.

 

Vendimi i MAShT për refuzimin për t’i siguruar librat për nxënësit, është edhe një fakt që kjo qeveri nuk ka synim t’i ndihmojë njerëzit. Ky vendim ka qëllim krijimin edhe të nje krize të re, me e dëmtu buxhetin e shume familjeve.

 

Kjo krize ndalet vetëm me shkarkimin e kësaj qeverie!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM