Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se rruga “Xheladin Rekaliu” më në fund po merr pamjen e duhur.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se përkundër vështirësive që kishin gjatë realizimit të projektit, veçanërisht me gypin transportues të ujit nga azbesti për të krijuar sigurinë më të madhe tek qytetarët, rruga po përfundon në dinamikën e saj.