Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Së bashku me gratë pensioniste u pajtuam që reforma pensionale të bëhet mbi parimin e drejtësisë

Sht 5, 2023

Nën organizimin e Grave për Vetëvendosje! kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me gratë pensioniste nga Komuna e Prishtinës ku kanë trajtuar shumë çështje që nga brengat rreth reformës së skemës pensionale deri te nevoja për pensione më të larta.

Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se biseda me gra të kësaj moshe që e kanë njohjen, përvojën, e mbi të gjitha dashurinë për vendin, është gjithnjë mësim për secilin nga ne, prandaj së bashku me gratë pensioniste u pajtuam që reforma pensionale duhet të bëhet mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe drejtësisë.

 

Ato që sot janë pensioniste kanë bërë shumë për këtë shoqëri, dhe tash ne si qeveri dhe si shoqëri duhet të bëjmë më shumë për to në mënyrë që secila të ketë mirëqenie dhe jetë të mirë.

 

Pa dyshim gatishmëria që kemi treguar duke ndihmuar këtë kategori në përballje me inflacionin dhe vendimi që të mos e lemë asnjë pension nën 100 euro, ishin vendime që u vlerësuan nga secila prej grave pensioniste.

 

Bashkëbiseduam edhe për punët tjera që kemi bërë për këtë gjysmë mandati për këtë kategori, e cila asnjëherë nuk është trajtuar sistematikisht e ashtu siç duhet:

 

– Mbi 280 mijë pensionistë kanë përfituar tri herë shtesa nga 100 euro, në nëntor 2021, prill 2022 dhe tetor 2022.

 

– Miratuam ndryshimet në ligj për t’ju mundësuar pensionistëve që janë larguar nga puna në vitet ’90-ta të përfitojnë nga pensionet kontributpaguese, nga e cila nismë përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë/e.

 

– Vizita në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve.

 

– Kemi arritur marrëveshje të njohjeve të kontributeve të sigurimeve për efekt pension pleqërie me Shqipërinë, që është vënë në zbatim për qytetarët në Shqipëri e Kosovë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM