Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të ditës së Policisë së Republikës së Kosovës, janë paraparë të realizohen disa aktivitete policore, aktivitete këto që mund të përcillen nga qytetarët.
Në të gjitha stacionet policore të PK-së do të aplikohet ‘Porta e hapur’ duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë stacionet policore të PK-së.
Në sheshin Ibrahim Rugova dhe në sheshin Skënderbeu do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00, ku në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.
Në ceremoninë zyrtare, e cila do të mbahet në “Venus”, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






