Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të shëndetit mendor për nxënësit në Prishtinë dhe Gjilan, bashkë me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se prmes këtij projekti do të trajnohen deri në 25 psikologë shkollorë për të ndërtuar kapacitete në Qasjet e Informuara për Traumën, si dhe do të ofrohen shërbime nga psikologë të trajnuar për deri në 250 nxënës të shkollave.
Në kuadër të implementimit të projektit “Mendjet për Paqen: Rritja e shërbimeve të shëndetit mendor në arsimin bazë për të nxitur paqen”, sponzor pritës i këtij projekti është “Klubi Rotarian Prishtina- Dardania” dhe sponsor ndërkombëtar Keystone-District 7280, ShBA.






