Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK uron Sindikatën e Policisë së Kosovës 

Sht 6, 2023

Policia e Kosovës krenare me arritjet e shumta në shërbim të qytetarëve e atdheut sot  festoi ditëlindjen e 24. SBASHK në këtë datë të shënuar uron Sindikatën e Policisë dhe shpreh respekt të lartë e meritor për  bijtë e bijat e Kosovës, që me angazhime e përkushtim shëmbullor na bën të ndjehemi krenar me policinë tonë.

Kjo krenari është ende e më e madhe te ne punëtorët e arsimit, që nga çerdhet e deri në univeristete, sepse dikur këto vasha e këta djem ishin nxënësit tonë dhe na bëhet zemra mal kur shohim gjithë këto arritje të tyre në përballje me sfidat e detyrat aspak të lehta.

SBASHK kujton kryeministrin Kurti dhe ministrin Sfeçla se sot bashkë me fjalët e mira është dashur t’i gëzojnë edhe me vendimin që po realizohen kërkesat e tyre legjitime, që janë bërë sa e sa herë publike nga sindikata e tyre e që kanë pasur gjithmonë  mbështetetjen e SBASHK-ut. 

Polici e Kosovës  SBASHK krenohet me ju dhe do të vazhdojë kudo na jepet mundësia të mbështesim kërkesat tuaja legjitime duke kërkuar që ato të realizohen, thuhet në komunikatën për media e SBAShK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM