Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takohet me drejtuesin e organizatës ndërkombëtare OGP, Pradhan

Sht 6, 2023

Takimin e radhës në Tallinn të Estonisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me kryeshefin Ekzekutiv të Partneritetit për Qeveri të Hapur (OGP), Sanjay Pradhan. 

Bashkë folën për anëtarësimin në muajin gusht të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare pas shumë viteve përpjekjesh, përfitimet, përgjegjësitë dhe rolin e Kosovës si anëtare e re. 

Kryeministri Kurti e informoi Pradhan me punën e Komitetit Kombëtar Koordinues për sa i përket hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit 2023-25, i cili bazohet në katër shtylla kryesore: Qeverisja Digjitale; Të Dhënat e Hapura (Open Data); Përfshirja e Qytetarëve; dhe Anti-Korrupsioni.

Duke qenë ky viti i parë i anëtarësimit të Kosovës në OGP, kryeministri po ashtu nënvizoi rëndësinë dhe nevojën për mbështetje nga kjo organizatë në fillimin e zbatimit të Planit Kombëtar, teksa shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin e deritanishëm.

Përkrah kryeministrit Kurti në këtë takim ishin edhe ambasadorja e Kosovës për Estoni, Shkëndije Geci Sherifi dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM