Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, ka takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi ku edhe e ka falënderuar për takimin e sotëm në Bruksel.
Lajčák në postimin e tij në Twitter ka thënë se kanë pasur një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e Takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve.






