Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Festivali Dam po vazhdon të frymëzojë dhe të bashkojë dashamirësit e artit muzikor. Nata e dytë ishte një udhëtim në botën e muzikës klasike.
Recitali i Arsim Gashit, i shoqëruar nga Andi Duraku në piano, solli një kombinim të veprave të kompozitorëve të shquar si Edvard Grieg, Eugène Ysaÿe dhe Camille Saint-Saëns.
Orkestra e Harqeve e përmbyllën mbrëmjen më një performancë që u përgëzua nga të gjithë, ku i pranishëm ishte edhe ministri Hajrulla Çeku, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






