Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës pjesë e kampanjës së EUROPOL-it, me partnerët TheNetThatWorks

Sht 8, 2023

Policia e Kosovës i bashkohet nismës së EUROPOL-it me partnerët #TheNetThatWorks në njohjen e rolit qendror që luan rrjeti i bashkëpunimit përmes EUROPOL-it në trajtimin e kërcënimeve më serioze kundër sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar krimit kibernetik dhe terrorizmit.

Nisma e EUROPOL-it #TheNetThatWorks – nxjerr në pah vetëm disa nga zyrtarët që e përbëjnë rrjetin e gjerë të kolegëve me përvojë dhe profesionistë që punojnë ditë e natë për ta bërë Evropën një vend më të sigurt.

Çdo ditë, EUROPOL-i bashkon zyrtar të zbatimit të ligjit nga e gjithë BE-ja dhe vendet partnere për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e krimit të rëndë ndërkombëtar dhe të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmit.

Kjo e vendos EUROPOL-in në zemër të arkitekturës evropiane të sigurisë. EUROPOL-i luan një rol kritik si një qendër mbështetëse për operacionet e zbatimit të ligjit, një qendër për informacionin mbi aktivitetet kriminale dhe një pikë qendrore për ekspertizën dhe analizën e zbatimit të ligjit.

Me një rrjet të zyrtarëve ndërlidhës dhe partnerë që përfshin më shumë se 50 vende në mbarë botën të bashkuar në selinë në Hagë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM