Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se shumë shpejt autobusët e Trafikut Urban Prishtinë do të pajisen me Wi-Fi.
Udhëtarët po ashtu do të mund të bëjnë pagesën e biletës me sms përmes operatorëve telefonik Vala dhe Ipko, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.






