Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se pas situatës në Marok të shkaktuar si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit, ka shpreh gatishmërinë që të ofrojë ndihmë me të gjitha kapacitetet të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka uruar që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin marokien lutjet tona janë me ta.
Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.
Lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!






