Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi takohet me Unionin e Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Sht 11, 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në një takim Unionin e Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të kryesuar nga Xhelal Memeti, Fatgzim Latifi, Muhamed Ramadani dhe Shefki Jonuzi. Zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej në këtë takim nga zëvendësministri i MBPZhR, Imri Demelezi.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përveç diskriminimit sistematik vuan edhe nga margjinalizimi ekonomik nga institucionet shtetërore serbe. Injorimi dhe mos implementimi i marrëveshjeve me përfaqësuesit politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka sjellë mungesë të theksuar të vëmendjes për këtë zonë.

Në takim u diskutua edhe mbi situatën e bujqve dhe fermerëve. Qeveria ka adresuar çështjet që lidhen me bujqësinë të Luginës së Preshevës e cila mbetet një nga burimet e qytetarëve të këtyre komunave, si mundësi e identifikuar për mbështetje.

Në këtë drejtim është e rëndësishme të krijohet harta bujqësore e Luginës së Preshevës, e të hartohen programet e trajnimit të bujqve dhe blegtorëve si dhe programet e mbështetjes financiare.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të adresuar këto çështje dhe mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM