Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Janjeva shndërrohet në qendër e aktivitetit edukativ, mbledh gra të komuniteteve me mjeshtri të artizanatit

Sht 12, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Janjeva është shndërruar në një qendër të aktiviteteve të shumta edukative dhe fuqizuese, duke mbledhur vajza dhe gra të komuniteteve të ndryshme e duke i bashkuar ato me mjeshtrit e artizanatit për një qëllim të përbashkët: të ndajnë njohuritë dhe të fitojnë aftësi të reja.

Në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për ringjalljen ekonomike të Janjevёs”, financuar nga MKRS dhe Europian Union in Kosovo dhe zbatuar nga UNDP Kosovo, pesë OJQ projektuan shumë aktivitete, si përpjekje kolektive që mblodhi mbi gjashtëdhjetë vajza dhe gra, për të zgjeruar njohuritë dhe për të zhvilluar aftësitë artizanale, duke shfrytëzuar trashëgiminë kulturore jomateriale.

Programi po vazhdon të ofrojë një sërë trajnimesh, duke i pajisur ato me aftësitë që mund të përkthehen në rrjedha të qëndrueshme të të ardhurave, duke nxitur rrugën e tyre drejt pavarësisë financiare, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM