Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana sekuestron 40.000 euro mallra të kontrabanduara

Sht 12, 2023

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolla pa paralajmërim tek 5 subjekte dhe sekuestrojnë 40.000 euro vlerë të mallrave.

Në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave që kanë potencial të rrezikshëm për shëndetin publik, njesitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolle të paparalajmëruara në Prishtinë tek 5 subjekte të cilat ishin nën dyshimin për përdorim dhe transportin e mallrave të kontrabanduara.

Njesitë antikontrabandë kanë identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme, respektivisht stimulues seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 Euro. Një pjesë e këtyre mallrave kishin afat të skaduar. Në përputhje me procedurat e ligjore, janë inicuar procedurat kundërvajtese kundër palëve të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithës, thuhet në postimin në Facebook të Doganës së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM