Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka angazhuar një kompani për të kryer shërbimet e nevojshme gjeodozike të cilat do t’ju ndihmojnë familjeve me asistencë sociale të aplikojnë për legalizimin e objekteve.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se pagesën për këto shërbime do ta kryejë Kryeqyteti.






