Build Skills with our trainings

Sign up now!

Fillon edicioni i 15-të i PriFilm Fest në Prishtinë

Sht 13, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka filluar edicioni i 15-të i PriFilm Fest në Prishtinë.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se PriFilm Fest shkon përtej shfaqjes së filmave; ai eksploron fuqinë e rrëfimtarisë, feston diversitetin, avokon për të drejtat e njeriut dhe për tolerancën, krijon mundësi për kineastët, lidh miqësi të reja dhe po ashtu shfaq para publikut tonë e miqve ndërkombëtarë, më të mirën e krijimtarisë sonë në artin kinematografik.

 

Sot, mbas 15 edicionesh, vazhdon me qenë një dritare e begatshme për kineastët tanë të rinj, që ende përballen me kufizime të udhëtimit në Evropë e përtej saj, duke u ofru atyre një shans për me u lidhë me profesionistët e industrisë dhe me i bashkëprodhu filmat e tyre.

 

Tema e festivalit kësaj radhe, me fokus Izraelin, është një hap i madh përpara. Falë përkrahjes së Ambasadës së Izraelit në Kosovë, kinemaja izraelite zen qendrën e vëmendjes në ekranin e madh të festivalit sivjet. Do të shohim filma, do të takojmë regjisorë dhe kineastë izraelitë, me çka do t’i thellojmë lidhjet tona kulturore përmes një marrëveshjeje historike bashkëprodhimi me Izraelin. Ne nuk po i kapërcejmë kështu vetëm distancat gjeografike, por po ndërtojmë ura midis kulturave përmes gjuhës universale të kinemasë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM