Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se filmdashës të shumtë janë pritur në tapetin e kuq para kinemasë “Armata”, ku gjatë 7 ditëve do të shfaqen 21 filma, në kuadër të PriFest – Prishtina International Film Festival i cili edhe në edicionin e 15-të vazhdon të ketë përkrahje financiare nga MKRS.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se programi i këtij viti vë në pah industrinë e filmit të Izraelit.
Për filmat e tyre, marrëveshjen e bashkëpunimit Kosovë – Izrael dhe për mundësi të reja të bashkëpunimit, biseduam sot me ambasadoren Tamar Ziv, drejtorin e festivalit Fatos Berishën, drejtoren e QKK-së Blerta Zeqiri, zëvendësministren Liza Gashi, me artistë e profesionistë të fushës.






