Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen dy persona për veprat, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrimi me prokurim publik

Sht 21, 2023

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) dega në Ferizaj, pas veprimeve hetimore disa mujore ka arritur të siguroj dëshmi se i dyshuari S.B., m/k viti i lindjes 1963 me pozitë Arkitekt në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit Komuna e Ferizajt, në rastin konkret i caktuar si menaxher i një projekti, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, konkretisht ka nënshkruar situacionet dhe një aneks kontratë pa bërë verifikimin e punëve të kryera në teren, duke i mundësuar përfitim material të dyshuarit H.H., m/k viti I lindjes 1963.

Më këto veprime, i dyshuari S.B. duke mos zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë e menaxherit të projektit, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, kurse i dyshuari H.H. si përfitues i tenderit dyshohet që në bashkëpunim me menaxherin e projektit, ka ofruar fatura dhe situacione për projektin e caktuar pa u kryer punimet në teren, duke i shkaktuar dëme buxhetit të Komunës së Ferizajt dhe Buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 67.659.41€uro, dhe me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën penale ”Keqpërdorimi dhe mashtrimi me prokurim publik”.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës ku me urdhër të prokurorit kujdestar të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM