Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se Permakultura, si një metodë shkencore dhe artistike, përdoret për të dizajnuar vendbanimet njerëzore me qëllim të përmbushjes se nevojave themelore njerëzore.
Fondacioni Jeshil po vazhdon të promovojë vlerat dhe parimet e permakulturës përmes grantit të financuar nga projekti “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse e Ringjalljes Ekonomike të Janjevës” që mbështetet nga MKRS dheEuropian Union in Kosovo dhe zbatohet nga UNDP Kosovo, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.