Komuna e Prishtinës Apelon te qytetarët për bashkëpunim për ta mbajtur pastër Kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Të nderuara zonja, nuk është i hijshëm një veprim i tillë dhe se nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë.
Komuna është duke punuar që në Prishtinë të vendosin sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i qytetarëve që mos të hedhin mbeturina kudo.
Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerant ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.