Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar komunën e Norwalk në Iowa dhe kryetarin Phillips për ndarjen e Çelësit të Qytetit si dhe ndarjen e Yllit në bulevardin “Norwalk of Fame”.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se raste si kjo konfirmojnë rëndësinë e veçantë të binjakëzimeve ndërmjet komunave të cilat kontribuojnë thelbësisht në afrimin e mëtejeshëm të vendeve tona dhe të qytetarëve tanë.